Gavazaj: Partizani nuk kishte fat, Asanin e komplimentova pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 19:48

Gavazaj: Partizani nuk kishte fat, Asanin e komplimentova pas ndeshjes

A ishte ndeshja më e vështirë në shtëpi kjo kundër Partizanit?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Partizani, po luante shumë mirë në fazën mbrojtëse, kur kishte dhe dyfishime marikime. Ishte një autogol me fat. Mendoj që ekipi i Partizanit nuk kishte edhe fat sot.

Gavazaj

Sulmi nuk ishte në ditën më të mirë?

Ne gjithmonë mundojmë mundohemi të mundojmë njëri-tjetrin. Kemi bërë lojën që na ka kërkuar trajneri. Me lojë në thellësi dhe me detyrën që na ka dhënë. Shpresoj të fitojmë edhe në Kukës.

A e ndjeni ndopak klimën e krijuar rreth jush, për një dënim të mundshëm?

Normale që e ndjejmë pak, por e kemi grupin aq të mirë sa na largojnë të gjitha streset që kemi. Si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje, futemi gjithmonë për të fituar dhe nuk ndikon kjo gjë. Kur dëgjojmë ndodnjë lajm, jemi pak në tension, por kur futemi në stërvitje jemi të fokusuar 100%.

Ç’mendim ke për Asanin e Partizani?

Pak a shumë jemi njësoj. Më pëlqen sesi luan. E komplimentova pas ndeshjes. Me të vërtet bëri ndeshje shumë të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"