Gavazaj: Ndaj Partizanit luajmë për të treguar vlerat tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 16:08

Gavazaj: Ndaj Partizanit luajmë për të treguar vlerat tona

Korabi vjen i plotë për ndeshjen e së dielës dhe thuajse të gjithë lojtarët kanë dëshirë që të jenë pjesë e formacionit për përballjen me Partizanin. Mesfushori Alush Gavazaj, në një prononcim për “Panorama Sport”, pohoi se ndaj të kuqve lojtarët e Korabit do të mundohen që të tregojnë vlerat e tyre.Alush Gavazaj Korabi 1

“E sigurt është që ndaj Partizanit do të japim maksimumin si gjithmonë. Për ne, të gjitha ndeshjet kanë qenë të një shkalle vështirësie, ashtu siç do të jetë kësaj radhe ndaj Partizanit. Jam i bindur se në këtë takim do të tregojmë se jemi një grup lojtarësh rivalizues duke treguar vlerat nga ndeshja në ndeshje.Alush Gavazaj Korabi 2

Të gjithë djemtë do të japin maksimumin e tyre në fushë. Nuk do jetë një ndeshje turistike, por për të treguar vlerat tona, ndaj do përpiqemi të tregohemi në lartësinë e skuadrave të Superiores.

Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe, në fund, do të shikojmë se cili do të jetë rezultati final. Dihet që neve nuk na intereson shumë rezultati, por paraqitja jonë në fushën e lojës”, u shpreh mesfushori kosovar, Alush Gavazaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"