Gavazaj: Na ka munguar vetëm fati, ja çfarë duhet të bëjnë futbollistët e Superiores për të shkuar në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 13:50

Gavazaj: Na ka munguar vetëm fati, ja çfarë duhet të bëjnë futbollistët e Superiores për të shkuar në Kombëtare

Enis Gavazaj ishte i pranishëm ditën e sotme ne konferencën për shtyp ku foli në prag të sfidës ndaj Skocisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi:.

bandicam 2018-11-15 13-37-28-246

“Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt.

Pozicioni? Ndeshjen e parë luajtëm 3-5-2, nuk është shumë mbrojtësi. Gjithë vija është e atij futbollisti. Futbolli modern e kërkon që ‘ti kesh të dyja, e mbrojtjen e sulmit.

Mesazhi për lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar? Edhe kur isha te Skënderbeu, edhe unë edhe Abazaj, kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Vetëm me punë dhe angazhim mund të arrihet Kombëtarja. Nuk është niveli shumë i ulët në kampionatin shqiptar. Pak rritmi është i ulët por jo nivelin.

Është një kampionat i mirë dhe kompetitiv. Ishim në Ligën e Europës. E treguam që nuk është kampionat i dobët. Skema? Në ndeshjen miqësore me Jordaninë, luajta më shumë. Varet si e mendon trajneri skemën. Ne duhet të përshtatemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"