Gavazaj: Isha i nervozuar pasi arbitri nuk na dha penalltinë, për merkaton pyesni menaxherin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 21:36

Gavazaj: Isha i nervozuar pasi arbitri nuk na dha penalltinë, për merkaton pyesni menaxherin

Pas ndeshjes, autori i vetëm i golit për Skënderbeun, Enis Gavazaj, u shpreh ishte i nervozuar pasi sipas tij arbitri pas porte akordoi penallti në rastin kur Skënderbeu pretendoi për 11-metërsh, por kryesori nuk e dha. Përsa i përket të ardhmes së tij, sulmuesi tha se vetëm menaxheri i tij merret me këtë çështje, dhe sonte ai ishte i përqendruar vetëm tek ndeshja.

gavazaj

Shumë nervoz pas ndeshjes. Mendon që ju hyri në hak?

“Mendoj që meritonim një penallti, pasi arbitri pas porte dha penallti, por kryesori nuk e dha. Prandaj isha edhe i nervozuar.”

Ndeshjen e parë me Jang Bojsin u dëmtuat, ndërsa sot ktheheni dhe i shënoni…

“Në ndeshjen e parë, u dëmtova dhe mbeta jashtë fushave për 1 muaj. Sot isha i përqendruar që të merrnim një rezultat pozitiv, edhe prej tifozëve, por sekondat e fundit ishin vrastare për ne. Për fat të keq u ndëshkuam.”

Ishte ndonjë menaxher për Gavazajn në stadium?

“Unë mendova vetëm për Skënderbeun dhe për ndeshjen. Nuk e di nëse ishte dikush për mua. Për mua, pyesni menaxherin sepse ai merret me këto çështje.”

Çfarë note do i vinit këtij Skënderbeu?

“Skënderbeu meriton padyshim një notë pozitive. Kemi bërë një punë shumë të mirë, si trajneri dhe drejtuesit. Edhe në kampionat po ecim me këto ritme, dhe po luajmë të njëjtat ndeshje si në Europë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"