Gavazaj e nis si titullar, pritet të sakrifikohet Et’hemi. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 11:09

Gavazaj e nis si titullar, pritet të sakrifikohet Et’hemi. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Tiranës

Pas rreth dy javëve ndërprerje të kampionatit e rreth 10 seancave stërvitore, trajneri Shpëtim Duro iu ka dhënë fund përgatitjeve për superpërballjen kundër Tiranës. Ai ka qenë i kënaqur me stërvitjet, sepse ka pasur në dispozicion gjithë organikën. Shkurtaj, Abazaj, Musta, Limaj e Musta janë rikthyer në formën më të mirë. 

kukesi

Ata kanë kapur maksimalisht ritmin e kjo gjë e gëzon 59-vjeçarin. Kukësi fitoi ndaj Bylisit, e ndaj mallakastriotëve u sakrifikua Gavazaj, ndaj kryeqytetasve pritet që prizrenasi të rikthehet në formacionin e parë. Dhe pse ai është në avantazh me Et’hemin, pritet që ish-lojtari i Skënderbeut të luajë nga minuta e parë.

KUKESI

Dhe pse trajneri nuk e ka zbardhur formacionin, gazeta mëson se tekniku pritet që ta rreshtojë në këtë mënyrë ekipin: Dashamir Xhika në portë, mbrojtja do të përbëhet nga katërshja Maliqi, Teqja, Obanor e në të majtë Emiljano Musta. Mesfusha do të udhëhiqet nga Rroca, Musolli e Vesel Limaj, ndërsa sulmi do të rreshtohet me Abazaj në të djathtë, Shkurtajn në qendër e Gavazaj majtas.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"