Gatuzos i mjafton fitorja ndaj Dudelanzhit: Misioni u krye…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 12:17

Gatuzos i mjafton fitorja ndaj Dudelanzhit: Misioni u krye…

N uk duhej nënvlerë suar Dudelanzhi dhe nga sa u pa dje dukej se Gatuzo më të drejtë ishte i shqetësuar për debutimin e Milanit në Ligën e Europës. “Hirushja” e komepticionit detyroi kuqezinjtë për sakrifica fizike dhe nervore përpara arritjes së tri pikëve, të cilat trajneri i konsideron thelbësore:

gatuzo

“Nuk prisja një ndeshje të bukur, thjesht dëshiroja që të ktheheshim në shtëpi më tri pikë. Dudelanzhi nuk ka arritur rastësisht deri këtu, është një ekip cilësor që për të qenë në fazën e grupeve ka eliminuar skuadra si Legia apo Kluzhi. Nuk kam pengje në fakt, duhej të fitonim dhe ia dolëm. Në futbollin modern nuk ka më ndeshje të lehta”.

milann

TË RINJTË – Disi më i kënaqur tekniku 40-vjeçar i “Djallit” për prurjet e merkatos. Rino duket i bindur nga të rinjtë, çka e konfirmon edhe me fjalët e tij: “Kur ndryshon kaq shumë, mund edhe të gabosh, por mentaliteti i skuadrës më pëlqeu. U dhamë minuta disa lojtarëve që nuk kanë luajtur sa duhet. Për momentin kënaqemi me kaq dhe shohim përpara. Kastijeho është një futbollist që për nga karakteristikat i duhet më pak kohë për të gjetur formën. Ndryshimet e shumta që u panë nuk erdhën si pasojë se e konsideroja të dobët rivalin, por për t’iu dhënë një mundësi edhe të tjerëve”.

ROVESHATA – Gjesti atletik i bërë në stërvitjen e dy ditëve më parë i ka kushtuar trajnerit kuqezi, por Gatuzo ndihet më mirë, falë qetësuesve dhe Gonzalo Higuainit, që me golin e tij i dha fitoren Milanit. “Shpina më dhemb ende, por kam marrë qetësues. Rrini të qetë sepse konferencën për shtyp do ta përfundoj. Duke lënë mënjanë shakatë, mendoj se Higuain mund të shënonte më shumë, megjithatë sot pati disa shanse më tepër. Jemi të gjithë të lumtur kur fitojmë, por me problemet do të merremi në punën e përditshme”, përfundoi Gatuzo.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"