Gatuzo “ultimatum” lojtarëve: Dua jargë nga goja, ja e vërteta e interesimit nga Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 17:26

Gatuzo “ultimatum” lojtarëve: Dua jargë nga goja, ja e vërteta e interesimit nga Anglia

Milani do të luajë një takim të rëndësishëm ditën e nesërme me Lacion, e vlefshme për Kupën e Italisë. Tekniku i kuqezinjve, Xhenaro Gatuzo, ua ka bërë të qartë lojtarëve se do që ata të japin maksimumin në fushën e blertë.

gatuzo

“Duhet që lojtarët të kenë jargë në gojë dhe të vrapojnë e të ushtrojnë presion. Jemi përpara publikut tonë dhe është një një ndeshje e bukur për sportin. E shkuara është e shkuar, mendojmë për të ardhmen tani”, u shpreh fillimisht tekniku.

“Sekreti është mos të pësojmë gol, pasi do të ishte e vështirë. Paketa mund ta nisë titullar, por megjitahtë do të presim. Duhet të paraqitemi mirë, të lodhemi shumë. Edhe ata luajnë mos harroni. Në ndeshjen e kaluar hasëm vështirësi. Në këto 90 minuta, ose dhe më shumë luhet sezoni”, shtoi Gatuzo.

Në fund edhe një koment mbi takimin me agjentin Horge Mendez, që sipas mediave italiane i ka ofruar pankinën e Njukaëti. “Darkoj shpesh me Mendezi, e kam shumë mik. Flasim për futboll, por nuk ka pasur asnjë bisedë për Njukasëllin”, përfundon tekniku i kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"