Gatuzo provokon zikaltrit: Nuk jemi ne inferiorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 15:27

Gatuzo provokon zikaltrit: Nuk jemi ne inferiorët

Paralajmërimi për këtë derbi është i njëjtë me atë të një gomisti: Goma fryhet, por pa e ekzagjeruar. Çështje presioni, normalisht, të cilin Xhenaro Gatuzo kërkon ta ulë në kuadër të një takimi me disa domethënie. Pikë së pari renditja e më pas edhe mendësia e skuadrës së tij sepse mes fitores dhe humbjes, nuk është vetëm barazimi. Milani është një skuadër që mund dhe duhet të përmirësohet dhe paradoksalisht, problemet kryesore nuk janë të natyrës taktike. Detyra e trajnerit në këto raste është si ajo e gomistit. Nëse e fryn si duhet ekipin, atëherë mund të marrë përgjigjet e pritura.

gatuzo

QETËSI — Në konferencë për shtyp, Rino konfirmon pikërisht këtë pjesë: “Qetësinë e jep trajneri dhe unë jam përpjekur shumë të krijoj një klimë sa më të qetë gjatë javës. Gjithçka erdhi spontanisht dhe nuk u kam bërë kurrfarë presioni djemve, të cilët janë stërvitur me zell të madh. Kanë qenë ditë në të cilat kemi bërë vërtet punën më të mirë të mundshme. Sigurisht, favoritët nuk jemi ne, sepse Interi i ka treguar vlerat edhe në Ligën e Kampioneve. Kanë vlera, fizik dhe cilësi pafund. Nuk duhet të bëjmë gabimin që të kemi frikë. Derbin e fundit kështu e fituam, ndaj respekt, por jo frikë. Duhet të luajmë siç dimë dhe në këtë këndvështrim, le të tregojmë se sa jemi përmirësuar”.

milan

Ulje e presionit do të thotë edhe që skuadra të mos i hedhë sytë nga renditja. Gatuzo e ka një shpjegim dhe nuk mundohet ta fshehë: “Kam lexuar se ekipi që humb derbin del me brinjë të thyera. Nuk është e vërtetë. Kjo ndeshje vlen tri pikë, edhe pse flasim për një ndeshje të veçantë të rrethuar nga një atmosferë speciale. Djemtë ndihen të fortë dhe mendërisht janë, por fundja jemi vetëm në javën e nëntë të kampionatit dhe rruga drejt finishit është ende e gjatë. Nëse humbim, nuk do të rri të mendoj për distancën që na ndan nga të tjerët”.

SI FITOHET — Gatuzo ka luajtur disa derbi, por recetën për t’i fituar nuk ka si ta ketë. “Janë ndeshje që fitohen me lëvizje të mëdha, përgatitje dhe pak fat. Tri pikët nuk i sjell vetëm një lojtar, ndaj zgjedh t’i besoj grupit dhe jo vetëm Higuainit. Gonzalo ose bën një gol si Ueah ndaj Veronës, ose do të dalë dikush

FBL-EUR-C3-AC MILAN-OLYMPIAKOS

që t’ia pasojë topin”, tha tekniku 40-vjeçar. Trajneri kuqezi më pas komenton me humor edhe kritikat e Berluskonit, i cili vazhdon të kapet me modulin e lojës kuqezi: “Ideja e tij është diçka e re për mua, ndaj as ofendohem e as mërzitem. Ka muaj që nuk flas me presidentin, por deri 4-5 muaj më parë më qortonte çdo javë. Nuk e besoj që nuk i pëlqen Milani, ka disa momente që edhe i pëlqen”.

KAVILJET – Pas një konference të karakterizuar nga qetësia, në fund Gatuzo turbullon ujërat e mediave teksa i njofton se në skuadër ka disa lojtarë me probleme në kavilje. Shqetësime të ditëve të fundit, por emrat as që bëhet fjalë t’i bëjë publikë. Mbetet për t’u zbuluar se cilët janë këta të dëmtuar, por fytyra e Rinos “tregon” se nuk bëhet fjalë për pengesa të pakapërcyeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"