Gatuzo: Po na mbaron benzina…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 9:56

Gatuzo: Po na mbaron benzina…

Milani barazoi 1-1 në transfertën e Torinos, pasi kaloi e para në avantazh me anë të një eurogoli të Xhek Bonaventura. Por skuadra e Torinos arriti të barazonte në minutën e 70-të me anë të De Silvestrit pas një goditjeje këndi. Ndërkohë, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, tha pas takimit se: “Vuajtëm në 20 minutat e fundit, humbëm disa raste shënimi dhe këto gjëra kanë ndodhur shpesh në këto javët e fundit. Mund të kishim humbur ndeshjen, por dhe mund ta kishim fituar atë, në rastin e fundit të Abates. Dy pikë të lëna? E rëndësishme është të mos humbim ndeshjen, skuadra duhet të kuptojë që loja zgjat për 90 minuta.

gatuzo11-470x313
Diskutimi me Mazarin? Të dy nxorëm topin jashtë, pasi Obi ishte dëmtuar, vetëm kaq. Kondicioni i skuadrës nuk është ai optimali, por nuk është edhe aq i keq. Duhet të korrigjojë gabimet dhe duhet të vazhdojmë rrugën tonë duke u rritur në lojë. Kur ishim në zotërim të topit, lojtarët kishin frikën e të bërit ndonjë gabim. Duhet të përmirësohemi edhe në aspektin psikologjik.

Tani na duhet të mbrojmë pozicionin në tabelë. Unë e di nga kemi filluar dhe ju them që kemi qenë në garë me Fiorentinën dhe Atalantën duke ndjekur njëra-tjetrën për shumë kohë. Jam shumë i kënaqur dhe krenar që po stërvit një shoqëri shumë të lavdishme që po kalon një periudhë të vështirë, lojtarët janë profesionistë dhe luajnë si një skuadër europiane. Ndeshjet duhen marrë një nga një dhe mendja të qëndrojë në të tashmen. Janë edhe 5 ndeshje për të luajtur, është edhe finalja e Kupës. Më pas do të bëjmë llogaritë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"