Gatuzo para ndeshjes me Napolin: Ançeloti më pyeti, nëse doja disa “mozzarella”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 17:45

Gatuzo para ndeshjes me Napolin: Ançeloti më pyeti, nëse doja disa “mozzarella”

Rino Gatuzo do të përballet me Karlo Ançelotin në fundjavë në një ndeshje e cila nuk do të jetë aspak e lehtë për të dyja skuadrat. “Ançeloti është më shumë se një trajner, ai është një mjeshtër, por të nesërmen ne do të shkojmë në Napoli për të marrë një rezultat të mirë. Skuadra është e fortë. Higuain? Nuk mund të fitojmë vetëm me të.” – tha Gatuzo.

Gatuso

Studenti kundra Mësuesit. Si do të përfundojë?

Unë shpresoj se Milani do të fitojë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, dje në mëngjes dëgjova nga Ançeloti. Më pyeti nëse doja të haja “mozzarella”. Ju të gjithë e dini marrëdhënien tonë e cila është më shumë sesa kolegë. Por nesër ne do të shkojmë në Napoli për të marrë pikët.

Ka ndonjë avantazh që e njihni Ançelotin?

Diçka do të ndrsyhojë, Napoli ka identitetin e tij, shumë lojtarë kanë qenë së bashku për vite, por diçka do të ndryshojë por sot Napoli ka hijen e Sarrit, Ançeloti nuk ka vendosur 100 % ndryshim në skuadër. Kane blerë dhe kanë shitur pak lojtarë, por 90 pikë në sezonin e kaluar nuk janë rastësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"