Gatuzo nuk ka dilema, përballë Arsenalit do të luajnë titullarët që “thyen” Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 9:57

Gatuzo nuk ka dilema, përballë Arsenalit do të luajnë titullarët që “thyen” Lacion

Donaruma; Kalabria, Bonuçi, Romanjoli, Rodriguez; Kesi, Bilja, Bonaventura; Suso, Kutrone, Çalhanoglu. Janë lojtarët që zbritën në fushë në Kupën e Italisë dhe nxorën jashtë Lacion; dhe me të njëjtit, Gatuzo do tentojë misionin në Ligën e Europës për të mposhtur Arsenalin.

gfr

ME KËMBËN TE GAZI – Janë vetëm disa orë të mbetura nga ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa League dhe ekipi i Gatuzos nuk ka ndër mend ta ndalë stilin e tij pozitiv.

Po, sepse me numrin e golave të shënuar rregullisht dhe efikasitetin mbrojtës, kuqezinjtë kanë arritur në një seri prej 13 lojërash të njëpasnjëshme pa humbje, në të gjitha garat.

milan

Siç raportoi “Corriere dello Sport”, Rino ka filluar të ngjisë shpejt pozicionet në renditjen historike të Milanit: në këtë mijëvjeçar, në fakt, rekordi i ndeshjeve pa humbje te kuqezinjtë është mbajtur nga Karlo Ançeloti, i cili ka arritur në kuotën 16. Gatuzo është aktualisht në shkallën e 13-të, në një nivel me Milanin e Leonardos të vitit 2009.

AC-Milan-vs-Lazio-3

Bilanci i këtyre 13 ndeshjeve të suksesshme e të njëpasnjëshme ka 9 fitore dhe 4 barazime. Dhe, sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, skuadra e Gatuzos nuk pëson gol prej 6 ndeshjesh të njëpasnjëshme: sfida e dyfishtë kundër Ludogorets, kthimi i Kupës së Italisë kundër Lazios dhe ndeshjet e Seria A kundër Spalit, Sampdorias dhe Romës.

milan

Me kalendarin në dorë do të ishte i mjaftueshëm që të mos humbasë në sfidën e dyfishtë kundër Arsenalit dhe në kampionat kundër Xhenoas për të barazuar një rekord prestigjioz të historisë së kuqezinjve.

milan

Ndërkohë, për dy ditë, “San Siro” është i gatshëm të përcjellë garën më të mirë. Edhe nëse është Liga e Europës dhe jo Liga e Kampionëve, Milani do të kthehet për të jetuar një natë europiane me një stadium të mbushur plot, me 70 mijë tifozë të pranishëm. Një pamje që, me shpresën e Milanit e Gatuzos, do lërë pa frymë “Topçinjtë”…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"