Gatuzo: Nuk jemi për Champions, me Del Pieron u turpërova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 10:33

Gatuzo: Nuk jemi për Champions, me Del Pieron u turpërova

Konferenca e fundit sezonale për Xhenaro Gatuzon, sezoni i të cilit nga një gazetar vlerësohet me notën shtatë. “7? Unë 7 nuk kam marrë as në shkollë, megjithatë merita u shkon djemve, të cilët më ngelet vetëm t’i falënderoj. Ata janë fati im dhe nëse dikush më vlerëson pozitivisht, atëherë elozhet duhet t’i ndaj me ta”, deklaron Gatuzo, tek i cili buzëqeshja ka marrë vendin e tensionit që e mbulonte përpara ndeshjes.

Gatuzo

Milani dje siguroi një vend në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Rino pajtohet me “shpërblimin”, edhe pse siç thotë ai: “Duhet të mësojmë të luajmë me fizik. Na mungon ky aspekt, ashtu siç na mungon uria dhe përvoja. Në futboll nuk janë 30- vjeçarët që duhet të vrapojnë, por të rinjtë. Shtylla kurrizore është e mirë, por duhet përforcuar edhe me punë në lojtarët që tashmë janë në skuadër”. I lidhur drejtpërsëdrejti nga një studio televizive, Aleks Del Piero e akuzon që nuk i ka kthye përgjigje mesazheve të tij. Koha për humor duket e duhura me Rinon që përgjigjet:

Milan

“Më kishte kërkuar të përshëndeteshim, por mua më kishte zënë gjumi. U turpërova me Aleksin”. Dikush i kujton se ka një premtim për të mbajtur, teksa Gatuzo e kupton senetin e pyetjes dhe lidhur me 30 km “e famshëm” shpjegoi: “Do flas me gruan. Më duhet dikush që të më ndjekë me makinë sepse nëse më ndodh gjë, të paktën të kem një ndihmë. Të martën ose mërkurën do të kryej detyrimin tim, por e sigurt është që do të marrim shumë ujë me vete”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"