Gatuzo: Kaljari meritonte fitoren 2-0, qesh kur më thonë se jemi për vend të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:49

Gatuzo: Kaljari meritonte fitoren 2-0, qesh kur më thonë se jemi për vend të dytë

Barazimi i parë sezonal për Milanin. Në Kaljari përfundon 1-1, Higuain shpëton kuqezinjtë dhe Xhenaro Gatuzo në fund të ndeshjes ka diçka për t’i thënë skuadrës: “Duke nisur nga starti dhe për 20′ e para ishim të turpshëm, – pranoi trajneri, – duhet të përmirësojmë qasshmërinë: është një problem që na ndjek prej kohësh.

News-ITW-Post-Cagliari-Milan-18-19

E dinim që këtu (në Kaljari) do e kishim të vështirë. Nuk më pëlqeu niveli taktik dhe psikologjik, nuk arrinim të luanim dhe madje rrezikuam të pësonim golin e dytë: nëse do kishte ndodhur, këtë lloj ndeshjeje nuk do e kishim rikuperuar kurrë. Shumë më mirë në pjesën e dytë, por leximi i ndeshjes nuk ishte në lartësinë e duhur. Nëse nuk fitojmë këto sfida, më vjen vështirë, madje të qesh, kur mendoj se Milani mund të jetë skuadra e tretë apo e dytë e kampionatit. Krahasime me vitin e kaluar? Duhet të marrim gjithmonë një goditje përpara se të reagojmë…

222837240-839f9236-8d7b-42f6-8b6e-cfeebcd264cb

Grintën është e nevojshme ta tregojmë që prej fillimit. Jam i lumtur për komplimentet, por duhet t’i japim më shumë rëndësi sfidave që nga minutat e para. Nëse duam të jemi protagonistë nuk mund t’i lejojmë vetes shpërqendrime të tilla”.

HIGUAIN – “Pipita” nuk shënonte prej 28 prillit. Goli i djeshëm nuk mjaftoi për të fituar. Argjentinasi doli i inatosur për dy pikët e humbura, nuk u ndal për gazetarët për intervistën e zakonshme post-ndeshjes, por Gatuzo e ka inkurajuar: “Punoi shumë edhe sot (dje) për skuadrën: na jep frymëmarrje, na lejon të hapim lojën me sulmuesit anësorë. Po e ndihmon shumë skuadrën”.

higuain

POTENCIAL – “Duhet të kuptojmë që ky është një grup i ri, potenciali është i madh. Por, disa nuk e kuptojnë ende forcën e tyre. Është e kotë të meditojmë për dy pikët e humbura, sepse nuk fituam: duhet menduar gjithçka përpara se të zbresim në fushë. Në pjesën e parë pak shumë pak inkursione në zonë: për thuajse gjysmë ore nuk pashë asnjë lojtar të sulmonte zonën e Kaljarit. U paralizuam dhe kështu nuk shkon. Në këtë aspekt duhet të përmirësohemi. Konkluzioni mundet edhe të gabohet: merr një asist dhe nuk arrin të shënosh, por nëse mungon edhe përpjekja…”.

1034470660.jpg.0

Lidhur me mendimin e fundit, Rino është thelluar: “Arrijmë në 15-20 metrat e fundit, problemi është te lëvizja përfundimtare. Kesi shkon në zonë 15 apo 20 herë gjatë një ndeshjeje, por duhet të tregohemi të zotë në konkretizim: kjo është thelbësore. Hakan (Çalhanoglu) luajti nën rendimentin e tij të zakonshëm, por kjo i ndodh shumë shpesh kur rikthehet nga kombëtarja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"