Gatuzo i zhgënjyer: Nuk e njihja skuadrën 30 minutat e fundit, ja ku e ka problemin Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 21:54

Gatuzo i zhgënjyer: Nuk e njihja skuadrën 30 minutat e fundit, ja ku e ka problemin Milani

Milani u ndal sërish në Seria A, teksa Atalanta arriti të barazonte në sekondat e fundit, dhe ndeshja u mbyll në shifrat 2-2. Trajneri Gatuzo nuk e fsheh hidhërimin pas këtij rezultati, dhe në përfundim të ndeshjes, deklaroi se nuk po e njihte ekipin në gjysmë orën e fundit.

gatuzo

“Nuk ndihem i mërzitur, por kam keqardhje brenda vetes. Skuadra është me dy fytyra. Luajtëm një pjesë të parë fantastike, por vuajtëm në gjysmë orën e fundit, kur nuk po e njihja ekipin tim. Nuk po kemi dot vazhdueshmëri në performancat tona. Nëse nuk e mbyllim ndeshjen, kemi problem për të fituar. Ekipi është konfuz në mbrojtje. Pësojmë disa gola që vijnë nga hiçi. Topat që vijnë nga krahët na vënë shumë në vështirësi.” – deklaroi Gatuzo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"