Gatuzo i rikthehet formacionit “të vjetër”, ja si pritet të luajë Milani ndaj Betisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 16:00

Gatuzo i rikthehet formacionit “të vjetër”, ja si pritet të luajë Milani ndaj Betisit

Nuk ka kohë për të humbur Xhenaro Gatuzo. Sot ndaj Betisit në orën 21:00, trajneri i Milanit do t’i rikthehet skemës 4-3-3, ku bie në sy mungesa e Alesio Romanjolit.

milan

Kapiteni do të pushojë, teksa Reina rikthehet në portë si zakonisht në Ligën e Europës. Risi është edhe Laksalt në treshen e mesfushës, ndërsa Çalhanoglu rigjen veten mes titullarëve pas dëmtimit. Betisi paraqitet pa asnjë ndryshim, me Kike Setien që ripropozon formacionin që mundi Milanin në “San Siro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"