Gatuzo eksperimenton ndaj “amatorëve” të Dudelanzhit, vetëm Romanjoli nga të “vjetrit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 12:00

Gatuzo eksperimenton ndaj “amatorëve” të Dudelanzhit, vetëm Romanjoli nga të “vjetrit”

Xhenaro Gatuzo nuk ka ndërmend të rrezikojë lojtarët ndaj një ekipi, ku jo të gjithë lojtarët janë profesionistë. Për premierën europiane, trajneri kuqezi do të hedhë në fushë një formacion ku përveç Romanjolit, gjithçka tjetër do të jetë krejt ndryshe nga ndeshjet e fundit.

milan

Në sulm mund t’i besohet Borinit si pykë, teksa në krahët e tij do të luajnë Kastijeho dhe Haliloviç, të paktën ky ka qenë rreshtimi në stërvitjen e fundit të kuqezinjve. Paketa e mesfushës do të jetë krejt e re, me Bertolaçin regjisor dhe Maurin e Bakajokën pranë tij. Në portë Reina debuton si portierkupe, me Abaten që merr korsinë e djathtë, teksa Laksaltit i besohet e majta.

Milan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"