Gatuzo e vazhdon aty ku e la Ançeloti, tekniku i ri Napolit nuk rrëmbehet: Rezultati nuk ishte punë fati, po e paguajmë shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 22:19


Gatuzo e vazhdon aty ku e la Ançeloti, tekniku i ri Napolit nuk rrëmbehet: Rezultati nuk ishte punë fati, po e paguajmë shtrenjtë

Gatuzo vendos të marrë përsipër zgjidhjen e situatës së vështirë që po kalon Napoli këtë sezon në Itali.

rino

Pasi u mposht në minutat e fundit të takimit 1-2 nga Parma, tekniku i ri i të kaltërve nuk e konsideron aspak këtë rezultat si “çështje fati”. Ai thekson se ka ardhur koha që skuadra t’u kthejë entuziazmin tifozëve.

Në konferecnën pas takimit në javën 16-ë të Serisë A, ish-trajneri i Milanit thekson se ekipi duhet të mendojë për daljen nga kriza pasi nuk fiton prej gati 50 ditësh, ndërsa la mënjanë çështjen nëse mund ta arrihet kualifikimi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Të humbasësh në sekondat e fundit – Nuk besoj te fati i keq. Momentalisht, nuk jemi të fortë psikologjikisht. Napoli ka potencial të rikthehet dhe të besojë sërish. Duhet të heqim problemet nga kokat tona. Është një moment i keq, të cilin po e paguajmë rëndë. Nuk janë të mjaftueshme ato pak momente pozitive. Kjo skuadër nuk ka balancë.

Diskutimi me futbollistët – Kam folur me lojtarët. Ka shumë punë për të bërë.

213117574-3f471f97-5870-4b5a-a948-80f1a6ca4d5c
Krahasimi me debutimin te Milani – Atë kohë, ekipi vinte nga një periudhë 4-5 vjeçare me probleme. Sidoqoftë këtu, gjërat që po ndodhin janë krejtësisht të reja. Këta lojtarë kanë shkruar faqe me rëndësi për klubin me rezultate të shkëlqyera dhe tani po përballen me një situatë të panjohur më parë.

Arritja e vendit të katërt – Tani për tani kemi për detyrë të punojmë. Renditja është shumë e keqe, ndaj duhet të karikojmë energjitë fizike dhe mentalitetin tonë duke parë që ndodhemi në situatë të vështirë’’, deklaroi Gatuzo për mediat.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com