Gatuzo “dribloi” Lionin dhe firmos me Marsejën: Tani ndihem krenar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 23:02

Gatuzo “dribloi” Lionin dhe firmos me Marsejën: Tani ndihem krenar

Teksa u duk fare pranë kalimit te Lioni, sido që të jetë është sërish Franca destinacioni i tij. Xhenaro Gatuzo më në fund rikthehet në stol, pas aventurës së fundit te Valencia dhe hapi i radhës do të jetë Marseja.

gattuso-marseille

Klubi legjendar, pas humbjes turpëruese 4-0 me PSG-në, ka vendosur që të ndryshojë dhe t’ia besojë teknikut italian skuadrën. Akordi përfshin një marrëveshje deri në fund të vitit, por me opsion rinovimi automatik për 2 sezone të tjera.

“Jam shumë i lumtur, madje ndihem krenar për vetën që jam në një klub kaq të madh sa Marseja, – bëri hyrjen e tij ish-milanisti. – Kam pasur fatin që të luaj në stadiumin e Marsejës, por tani që ‘Orange Velodrom’ do të jetë shtëpia imë, shtëpia jonë, më bën vërtet krenar. Por tani t’i përvishemi punës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"