Gatuzo do përqendrim: Skuadra të mos mendojë për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 14:45

Gatuzo do përqendrim: Skuadra të mos mendojë për Kupën

Përpara finales në Kupën e Italisë ndaj Juventusit, Milanin sot e pret një nga tri finalet e fundit të kampionatit. Në “San Siro” zbarkon Verona dhe kuqezinjve u duhen patjetër tri pikët për të vijuar gjuetinë ndaj vendit të gjashtë që do t’u garantonte kualifikimin në Kupat e Europës.

Gatuzo

Brishtësia e ndeshjes nuk ka si të mos shqetësojë Gatuzon, i cili në konferencën e djeshme për shtyp deklaronte: “Muret e ‘San Siro’-s dridhen ende nga figura e shëmtuar që bëmë ndaj Beneventos. Në valle është një kualifikim në Ligën e Europës dhe nuk na falen gabimet. Prioritet mbetet ndeshja me Veronën, për Juven do të kemi kohë mjaftueshëm për të menduar. Duhet shumë kujdes, pasi me të voglat shpesh kemi vuajtur”.

Karakter– Përveç pikëve, ndeshja e sotme vlen edhe në nivel vetëbesimi. Gatuzo i njeh mirë dinamikat psikologjike të një ekipi futbolli, por gjithsesi tregohet i kujdesshëm teksa shpjegon: “Sinjalet e kthesës i mora ndaj Bolonjës ku luajtëm me 1 km/h. Qasja ndikon shumë në këto raste, ndaj për asnjë moment nuk dua të shoh një ekip që dorëzohet apo shfaqet i ngopur. Jemi disi më të qetë, më të lirë mendësish dhe më mirë fizikisht, por problemet tona s’janë zgjidhur ende…”

Gatuzo-470x295

Receta

Sezoni është drejt përfundimit dhe pengjet e Gatuzos, edhe pse jo të shumta, ekzistojnë. Dëshira dhe mentaliteti janë në fokusin e tij, teksa për gazetarët e pranishëm në konferencë deklaroi: “Duhet dhënë gjithnjë maksimumi, pa kushte dhe pa justifikime. Ka shumë thashetheme, por nuk duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje.

gatuzo

Personalisht më pëlqen të shoh në sy djemtë dhe të gjithë së bashku të mendojmë për takimet e fundit të sezonit”. Grackat për një skuadër janë gjithmonë shumë më pranë se sa duken me Rinon që tregoi se cilat janë gabimet për të mos u bërë: “Nuk duhet të mendojmë individualisht. Djemve u them gjithnjë se duhet të veprojmë në grup dhe të mos u lejojmë rivalëve të fitojnë terren. Tradita e Milanit me Veronën nuk është vendimtare, ndaj duhet të marrim mësime nga faza e parë (3-0) dhe të kthejmë mërzinë e asaj mbrëmjeje në forcë për objektivin tonë”.

Paralajmërime – Një frikë tjetër e Gatuzos është mendë- sia e skuadrës, e cila mund të hedhë sytë përpara kohe në finalen e Kupës. Trajneri kuqezi e njeh skuadrën, por megjithatë nuk heziton t’i paralajmërojë djemtë e tij: “Rëndësia e ndeshjeve duhet ditur përpara vërshëllimës së arbitrit. Duhet që të mos shpërqendrohemi nga asgjë tjetër. Sytë dhe veshët tona duhet të jenë vetëm te Verona. Nëse nuk e përballojmë si duhet, rrezikojmë të komprometojmë edhe më shumë sezonin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"