Gatuzo “del në nxemje”, 2 ekipe të Serisë A “i shkelin syrin” ish-trajnerit të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:43

Gatuzo “del në nxemje”, 2 ekipe të Serisë A “i shkelin syrin” ish-trajnerit të Milanit

Xhenaro Gatuzo ka dalë së fundmi në skenën e mediave të futbollit italian si pretendent për të marrë drejtimin e Fiorentinës ose Napolit.

gatuzo

Gazetari nga Roma Xhovani Skoto tregon se ish-tekniku dhe ish-kampioni legjenar i ‘’Djallit’’ dhe Italisë ka shprehur gadishmërinë për të drejtuar njërën prej dy ekipeve të kampionatit italian, të cilat duket se po shkojnë drejt mbylljes së bashkëpunimit me Karlo Ançelotin  me Napolin dhe Vinçenco Montelën e Fiorentinës. Sipas Skotos, refuzimi i emrit të Gatuzos nga njëra palë mund të kthehet në favor për krahun tjetër.

Gatuzo

Gatuzo u largua nga pankina e 7-herë kampionëve të Europës në fund të sezonit 2018/2019 teksa dështoi të kualifikonte kuqezinjtë në Ligën e Kampioneve. Ai nuk pranoi të merrte asnjë kompensim nga klubi legjendar, pasi kontrata i skadonte në vitin 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"