“Gatuaj vetë dhe përdor apartamentin për t’u stërvitur”, ish-futbollisti i Skënderbeut tregon momentet e vështira në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 14:40

“Gatuaj vetë dhe përdor apartamentin për t’u stërvitur”, ish-futbollisti i Skënderbeut tregon momentet e vështira në karantinë

Pandemia COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus ka paralizuar sportin në mbarë botën. Edhe në Kosovë, aktivitet sportive janë pezulluar për një afat të pacaktuar për shkak të përhapjes së këtij virusi që ka infektuar mbi 120 persona. Në një prononcim për “Zëri.info”, ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, tregon se si po e kalon këtë moment karantinimi në kryeqytetin kosovar, teksa shprehet:


oto xhon

KARANTINA– E kaloj shumicën e kohës në shtëpi sepse na kanë thënë se duhet të qëndrojmë brenda për të ndalur përhapjen me koronavirus. Gjithmonë përgatit ushqim vetë në shtëpi kështu që nuk është problem sepse gatuaj në shtëpi.

FAMILJA – Po, jam në kontakt të rregull me familjen dhe të gjithë familjarët janë mirë.

 STËRVITJA- Shkoj për vrapime nganjëherë. E përdor apartamentin tim për stërvitje vazhdimisht. Më mungon futbolli. Javët pa futboll kanë qenë të mërzitshme për mua. Por, është e rëndësishme të qëndrojmë të sigurtë. Shpresoj se situata të ndryshojë për të mirë sa më shpejt dhe ne të vazhdojmë ta bëjmë atë që duam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"