Gati të paguajë klauzolën e Lautaros, Barcelona shfaq interes edhe për talentin  tjetër të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 10:23

Gati të paguajë klauzolën e Lautaros, Barcelona shfaq interes edhe për talentin  tjetër të Interit

Interi është duke u përgatitur për ndonjë surprizë të pakëndshme që mund t’i bëjë Barcelona në këto ditë të fundit për Lautaro Martinezin. Duket shumë e vështirë dhe thuajse e pamundur që zikaltrit ta lënë të lirë argjentinasin në kaq pak ditë që kanë mbetur sepse nuk kanë mundësi për ta zëvendësuar. Por e sigurt është që Lautaro i ka mahnitur drejtuesit katalanas me gjysmën e sezonit dhe në merkaton e verës gjërat do të ndryshojnë.lautaro-martinez-6-e1578349504476

Ata po mendojnë seriozisht që të paguajnë klauzolën 111 milionë euro dhe duan të nisin bisedimet që tani për të pasur garanci që Lautaro do të luajë përkrah Lionel Mesit në sezonin e ardhshëm. Ai ka shënuar 15 gola në 25 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të tjera si Siti dhe Junajtid. Vetë lojtari do të donte të luante me blaugranët sepse aty është Leo Mesi dhe ka nisur të merret vesh mjaft mirë me kapitenin e Barcelonës.

BASTONI– Por, Interi duhet të bëjë kujdes. Lautaro Martinez nuk është lojtari i vetëm që Barcelona ka në listën e dëshirave për të ardhmen. Edhe mbrojtësi Alesandro Bastoni shihet si nga talentet më premtues në këtë repart dhe mund të transferohet në Katalonjë.

Mirëpo, zikaltrit e konsiderojnë si të ardhmen e mbrojtjes dhe nuk kanë ndërmend që të privohen nga shërbimet e tij. Barcelona ka vetëm 3 mbrojtës në skuadër pas shitjes së Todibos dhe ndërhyrja shihet si emergjente. Bastoni nuk është vetëm i fortë në mbrojtje, por një nga armët e tij është loja me topin dhe kjo është arsyeja pse i pëlqen Barcelonës.alessandro-bastoni-inter-1570523575-26361

Megjithatë, interesimi i skuadrave të mëdha për italianin ka bërë që Bepe Marota të ulet në tryezë me agjentin e tij dhe të flasin për rinovimin e kontratës duke i rritur edhe rrogën. Bastoni përfiton 500 mijë euro në sezon, por me kontratën e re do të ketë një rrogë 1.2 milionë euro. Ai i ka bindur të gjithë dhe Antonio Konte kishte të drejtë që nuk e huazoi, por i dha besim dhe djaloshi po ia shpërblen. Por, Barcelona është ekip që të josh…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"