Gati të largohet nga Barcelona, por pritet të qëndrojë në Spanjë. Zbulohet klubi që kërkon shërbimet e Rei Manajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 17:19

Gati të largohet nga Barcelona, por pritet të qëndrojë në Spanjë. Zbulohet klubi që kërkon shërbimet e Rei Manajt

Rei Manaj mund të largohet nga Barcelona, ku ai u transferua në janar të këtij viti nga Albasete dhe ka luajtur për ekipin B të katalansve.

reymanaj-barcelona

Sulmuesi është gati të ndryshojë ekip këtë merkato, por pritet të qëndrojë përsëri në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, për sulmuesin kuqezi interes ka shfaqur skuadra e Kastejon. Këta të fundit militojnë në Li Liga2 dhe trajneri Oskar Kano, i ka kërkuar drejtuesve Manaj për të përforcuar repartin e sulmit.

Shqiptari shihet si futbollisti ideal për repartin e avancuar, për tu synuar më pas arritja e objektivave te Kastejon. Këta të fundit kanë nisur interesimin për 23-vjeçarin dhe një marrëveshje mund të arrihet në orët e ardhshme.

manaj faksimile

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"