Gati shitja e Albi Dokës në janar, mbrojtësi i Tiranës drejt Osijekut ose Lieferingut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 23:10

Gati shitja e Albi Dokës në janar, mbrojtësi i Tiranës drejt Osijekut ose Lieferingut

Largimi i Albi Dokës pritet që të marrë jetë në 2018-ën. Viti i ri ka pak gjasë që ta gjejë mbrojtësin në kryeqytet. Klubi prej kohësh është duke planifikuar shitjen e tij. Pasi arkëtoi 650 mijë euro prej Mervielit dhe Akuasë, tashmë i kanë vënë qëllim vetes që të përfitojnë edhe nga 20-vjeçar.

albi doka

Dhe transferimi i tij do të bëhet vetëm jashtë vendit, kur edhe ofertat janë më të majme financiarisht, ndaj momentalisht mund të konsiderohet gati e pamundur që të ketë një lëvizje brenda vendit. Deri më tani janë si opsione dy ekipe, konkretisht kroatët e Osijek dhe Liefering që militon në ligën e dytë austriake. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që, ashtu siç ndodhi vjet, të ketë ndonjë “kthesë” me 360 gradë dhe në fund ekipi që do ta marrë Dokën, të jetë një surprizë e madhe. Vetë drejtuesit duan që të operojnë në fshehtësi për këtë operacion, duke qenë se edhe vjet nuk i rezultoi aq keq kjo strategji.

albi doka

IDEJA – Gjithkush e kujton që Albi Doka këtë sezon ka luajtur sa në mbrojtje, aq edhe në mesfushë. Megjithatë, në javët e fundit (pa përfshirë Ilirinë, që Ze Maria e ruajti për Vllazninë) është përdorur vetëm në krahun e djathtë të defensivës. Duke qenë se ky është roli i tij natyral, rrjedhimisht jep edhe më shumë nga potenciali që ka.

Ndaj drejtuesit dhe stafi teknik kanë menduar që, në javët e mbetura për këtë vit, ai të përdoret vetëm si mbrojtës, duke qenë se është vënë në “survejim” të menaxherëve dhe skautëve të dërguar nga klubet që e shohin si një alternativë për të afruar në merkaton e janarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"