Gati rikthimi në Seria A për De Biazin, mund të jetë trajneri i ri i Ajetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 21:00

Gati rikthimi në Seria A për De Biazin, mund të jetë trajneri i ri i Ajetit

Edhe pse ka vetëm pak ditë që është shkarkuar nga Alaveshi, Xhani De Biazi duket se do të rikthehet shumë shpejt në drejtimin e një pankine. Ai është përfolur si trajneri i mundshëm për kombëtaren e Australisë, por mediat italiane flasin për një tjetër ofertë për ish-teknikun e Kombëtares shqiptare.

De Biazi

Sliadra e Krotones ka kontaktuar De Biazin, për të marrë vendin e lënë bosh nga Davide Nikola, i cili dha sot dorëheqjen. Mediat Italiane raportojnë se bashkë me Tramexanin si ndihmës, ai mund të jetë tekniku i ri i Arlind Ajetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"