Gati për sprintin final, kalendari favorizon Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 10:24

Gati për sprintin final, kalendari favorizon Dinamon

Pasi mundën Korabin dhe morën vendin e dytë, te Dinamoja bëjnë llogaritë për kreun. Blutë janë më shumë se gati për sprintin final dhe duhet thënë që kalendari i favorizon. Dy takimet e radhës i luajnë në shtëpi dhe ky është një “bonus” i madh.

dinamo

Këtë të shtunë do të presin Vorën që nuk ka ndonjë objektiv gjatë fazës së tretë (pasi siguroi qëndrimin direkt në këtë kategori) dhe një javë më vonë Burrelin që është në komandën e Grupit A. Me 6 pikë të plota, vjen edhe vendi i parë. Ishte ky shkaku që kryeqytetasit zgjodhën që të gjitha takimet shtëpiake t’i zhvillojnë në “Selman Stërmasi”.

Skuadra ka dëshmuar se në një terren për të qenë di të shfaqë më të mirën nga vetja dhe të njëjtën gjë do të tentojnë të bëjnë në 180 minutat e ardhshme. Grupi pritet që të jetë i plotë përballë vorakëve, gjë që i krijon luksin edhe stafit teknik të përzgjedhë më të mirët për të ndërtuar formacionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"