Gati për Nantën më 16 shkurt, Pogba ndihet në borxh: Qëndroj tek Juventusi edhe pa Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 18:25

Gati për Nantën më 16 shkurt, Pogba ndihet në borxh: Qëndroj tek Juventusi edhe pa Europën

Pol Pogba është i martuar me Juventusin, vetëm kaq mund të garantoj”. Ishin këto fjalët e shprehura disa ditë më parë nga agjentja e mesfushorit francez, Rafaela Pimenta, e cila i bëri vijim një batute në ditët e fundit të merkatos, në të cilën ia kishte lënë “topin” në dorë klientit të saj, Pol Pogba, nisur nga faktet e fundit që kishin përfshirë klubin bardhezi.pogba-1-690x362

“Nëse Pogba ka frikë nga situata që po kalon Juvja, përgjigjen duhet ta japë ai, jo unë”. Kjo batutë ndezi menjëherë shumë frikë në radhët e bardhezinjve, duke qenë se nga Anglia menjëherë më pas nisën zërat se “Zonja e Vjetër” po mendon prishjen konsensuale të kontratës me Pogbanë, pasi pavarësisht rikthimit të bujshëm, mesfushori nuk e ka bërë ende debutimin e tij zyrtar, si rrjedhojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme.

POGBA NË BORXH – Gjithsesi, ndërsa Juventusi është prej muajsh tashmë në faqet e para për hetimet dhe dënimet që ka marrë dhe pritet të marrë, Pol Pogba ka dashur që të paktën njëës prej këtyre temave pikante t’i japë fund, për të mos shtuar më shqetësime të kota. Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, të shtunën futbollisti ka kërkuar një takim me drejtuesit dhe trajnerin, mejëherë pasi iu nënshtrua analizave fizike. Mesfushori francez u ka garantuar presidentit Ferrero dhe Alegrit se është në borxh dhe ndihet në faj për këtë vit të parë të kaluar jashtë fushave. Prandaj, edhe sikur Juventusi të mbetet jashtë Kupave të Europës, ai do të vazhdojë të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e bardhezinjve. Pogba kërkon të japë kontribut dhe të ndihmojë Juven që të rikthehet aty ku meriton, pas sakrificës financiare që “Zonja e Vjetër” bëri për ta kthyer atë në Torino dhe ndërkohë vazhdon ta paguajë qindarkë pas qindarke, ndonëse prej gati 300 ditësh nuk ka bërë ende ndeshjen e parë.

GATI PËR NANTËN – Testet fizike, të cilave u është nënshtruar Pol Pogba, kanë dhënë fatmirësisht një rezultat pozitiv, duke qenë se për francezin, të dëmtuar sërish përpara ndeshjes me Lacion në Kupë, bëhej fjalë vetëm për një lodhje muskulore. Sipas stafit mjekësor, 29-vjeçari do të rikthehet këtë javë normalisht në stërvitje dhe nëse gjërat shkojnë siç duhet, Pogba do të mund të jetë i grumbullueshëm për ndeshjen e vajtjes në Ligën e Europës, më 16 shkurt kundër Nantës.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"