Gati për miqësoren e fundit në Turqi, sfidën me Fenerbahçen nga afër do ta ndjekë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 10:12

Gati për miqësoren e fundit në Turqi, sfidën me Fenerbahçen nga afër do ta ndjekë dhe…

Ka zbarkuar dje në mesditë në Turqi edhe Refik Halili. Presidenti i Tiranës do të shohë nga afër ndeshjen miqësore mes bardhebluve dhe Fenerbahçes. Së bashku me stafin ata pritet të analizojnë lojën e skuadrës.

refikhalili-1

Nga ana tjetër, Tirana ka lënë Bolunë dhe është spostuar në Stamboll. Lojtarët kanë dalë nga shtetrrethimi dhe dje kanë postuar foto nga Stambolli i ri.

Në aventurën e fundit europiane, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaroshi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda.

Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që nuk u kualifikua. Gjithsesi, bardheblutë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"