Gati për debutimin në Premier, Haland: S’jam si Kristiano dhe Ibra, nuk e dua vëmendjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 11:59

Gati për debutimin në Premier, Haland: S’jam si Kristiano dhe Ibra, nuk e dua vëmendjen

Ylli i Mançester Sitit, Erling Haland, nuk është aspak i shqetësuar për ambientimin në Premier Ligë pas transferimit këtë verë nga Borusia e Dortmundit dhe mezi po pret debutimin e tij kundër Uest Hemit të dielën. Pritshmëritë ndaj 22-vjeçarit në skuadrën e Pep Guardiolës janë të mëdha.

HALAND

“Do të shohim për ambientimin. Ka nga ata që u duhet kohë, të tjerë përshtaten menjëherë. Të shohim, por nuk jam i shqetësuar. Kjo është jeta e një futbollisti, ti duhet të jetosh me të”, tha sulmuesi norvegjez gjatë një interviste për “Sky Sports” pak orë përpara se Premier Liga të ngrejë siparin. “Ti je si një lloj prestigjiatori që do gjykohesh çdo javë për atë që bën në fushë dhe duhet të japësh më të mirën. Për mua si sulmues kjo është diçka që nuk mund ta stresoj veten, sepse nëse mendon shumë, mund të përfundosh duke bërë gjëra që nuk dëshiron t’i bësh”.

Erling sapo ka festuar 22-vjetorin dhe është i ndërgjegjshëm se sa shumë duhet të përmirësohet për të arritur në nivele të tjera: “Kjo është diçka që duhet ta bëj. Si një lojtar i ri, të luash për Pep Guardiolën dhe të luash për klubin më të mirë në Angli, duhet të përmirësosh shumë gjëra. Kjo më pëlqen shumë nga futbolli, ku ti nuk mund të qëndrosh kurrë në vendnumëro. Kimia me lojtarët e tjerë në fushë është diçka që do të vijë herët apo vonë. Unë jam një lojtar i uritur për gola, një futbollist që jep 100%, njëri që do të fitojë çdo ndeshje”.

Me buzëqeshjen e një lojtari që duket sikur do të luajë për herë të parë futboll, ai mezi e fsheh entuziazmin për Premier Ligën që starton për të këtë të diel në transfertën londineze me Uest Hemin: “Ka shumë ekipe të forta në Angli. Nuk ka vetëm 2,3,4,5 ekipe këtu. Unë u rrita në Norvegji, por të gjithë ndjekin Premier Ligën. Mezi po pres të ndjek atmosferën e rivalitetit tonë kundër atyre dhe tifozëve kundër njëritjetrit. Kam parë shumë ndeshje nga stadiumi. Këtu ritmi është i lartë. Do të jetë e vështirë dhe kjo është tërheqëse për këtë kampionat. Është një kompeticion i bukur dhe i vështirë prandaj është më popullori në botë”.

haland

RONALDO DHE IBRA – Haland nuk e ka fshehur admirimin e tij për Kristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimoviçin në të shkuarën. Dhe i ngacmuar se ai nuk ka atë egoizmin e tyre në fushë dhe jashtë saj, norvegjezi tha se ai është një karakter që nuk i pëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes: “Jo, unë nuk kam nevojë për këtë. Mua më pëlqen që të bëj ndonjë shaka në ‘Instagram’ këtu apo atje. Por me të vërtetë më pëlqen që të jem i qetë, të argëtohem, të qesh shumë dhe shijoj atë që po bëj”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"