Gati për aventurën e re te PSG-ja, Moise Kin: Ju tregoj se përse mora numrin 18

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2020 | 23:04

Gati për aventurën e re te PSG-ja, Moise Kin: Ju tregoj se përse mora numrin 18

Ish-sulmuesi i Juventusit Moise Kin është gati për aventurën e tij të re te kampionët e Francës, PSG-ja.
5f7b053689d64
Sulmuesi i kombëtares së Italisë rrëfeu në kanalin e nënkampionëve të Europës, arsyen se përse mori numrin 18.

“Numri 18? Zlatan Ibrahimoviç dhe Mauro Ikardi e kanë mbajtur te PSG-ja. Arsyeja se përse e zgjodha ka të bëjë me faktin se është numër i sulmuesve të mëdhenj”, bëri me dije 20-vjeçari.

Futbollisti i Evertonit është huazuar për një sezon te PSG-ja. Në rast bind francezët, ai mund të bëhet lojtari i tyre nëse klubi blen kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"