Gati oferta e bujshme, Guardiola i kërkon pronarëve yllin e kundërshtarëve të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 15:24

Gati oferta e bujshme, Guardiola i kërkon pronarëve yllin e kundërshtarëve të Premier Ligës

Mançester Siti po përgatit një ofertë të bujshme për transferimin e Herri Kejnit. Sipas “The Independent”, trajneri Pep Guardiola ka përmendur emrin e bomberit të Totenhemit gjatë bisedimeve për rinovimin e kontratës së tij në “Etihad” deri në vitin 2023.

pep

Ai u ka kërkuar drejtuesve për të studiuar mundësinë e transferimit të kapitenit të Anglisë. 27- vjeçari, i cili i ka premtuar gjithnjë besnikëri “Spërsave” do të ishte i tunduar për t’u larguar, por në rast se skuadra e Zhoze Murinjos dështon që të fitojë trofe këtë sezon.

Totenhemi aktualisht kryeson renditjen e Premier Ligës dhe ka pritshmëri për të fituar titullin e parë pas 60 vitesh. Tekniku, 49-vjeçari po mendon për të ardhmen dhe pasardhësin e Serxho Agueros, i cili aktualisht vazhdon të mungojë për shkak të një problemi muskulor.

NINTCHDBPICT000621467772

Në mungesë të golashënuesit kryesor të klubit, golat për Mançester Sitin kanë munguar, por Guardiola thotë se duhet bërë kujdes me rikthimin e tij: “Nuk do të them se nuk kemi nevojë për Serxhon, përkundrazi. Por duhet të tregohemi të duruar me të. E dua Agueron që të jetë gati 100% përpara se të rikthehet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"