Gati ofensiva, Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 15:37

Gati ofensiva, Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit

Merih Demiral është emri që mund të sjellë paratë për Manuel Lokatelin në Torino, por ndërsa Borusia e Dortmundit largohet gjithmonë e më shumë, duke parë se kërkesa bardhezi prej 35 milionë eurosh është shumë e lartë, këtë shifër duket se është gati ta paguajë Atalanta.

demiral

Bergamaskët, të cilët presin të shesin ish-juventinin Kristian Romeron te Totenhemi për 48-50 milionë euro, janë gati ta zëvendësojnë qendërmbrojtësin argjentinas me turkun e Juventusit, duke qenë se shifra prej 35 milionësh i shpërblen cilësitë që Demiral garanton.

Dhe pse jo, me këtë lëvizje “muri” i prapavijës atalantine, Gjimshiti-Toloi-Demiral mund të ishte edhe më i frikshëm sesa ai me Romeron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"