Gati një muaj pa trajner, 6 kandidatë mbeten në pritje për skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2021 | 9:38

Gati një muaj pa trajner, 6 kandidatë mbeten në pritje për skuadrën e Kategorisë së Parë

Kanë kaluar ditë nga dorëheqja e Bledar Sinellës, por pankina e Tomorit vazhdon të jetë bosh. U tha që do të zgjidhej shpejt pasardhësi i tij, por jemi më 5 korrik dhe asgjë nuk ka ndodhur.

Tomori

Shpjegime për këtë vonesë nuk ka, ndonëse drejtuesit më të lartë mendojnë kanë ende kohë në dispozicion. Shtyrja e kampionatit për më 11 shtator u jep ndoshta më shumë mundësi për t’u menduar dhe gjetur trajnerin e duhur.

Janë më shumë se gjashtë 6 kandidatë vendës dhe jabanxhinj (të propozuar apo vetofruar), që kanë marrë kontakte direkte dhe indirekte me klubin. Gjithsesi, ata janë hermetikë kur vjen puna tek emrat. Ndryshe nga sa lakohen lart e poshtë nëpër Berat, çdo gjë ka mbetur në ajër.

“Panorama Sport” ka mësuar zyrtarisht se ata janë në pritje të vendimit të kryebashkiakut Ervin Demo. Në kamp, ka edhe nga ata që ngrenë shqetësimin se vendimmarrja për rindërtimin e ekipit nga ana e kryebashkiakut Demo duhet të jetë e shpejtë.

Fakti që Tomori kërkon të pasurojë organikën me një numër jo të vogël futbollistësh cilësorë, duhet t’i bëjë drejtuesit të nxitojnë e të mos presin derisa tregu i futbollistëve të boshatiset nga merkatoja e verës.

Puna në letër nga skuadrat rivale të Tomorit ka nisur ndërkohë, ndaj nuk duhet pritur gjatë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"