Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 14:36

Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Seria A shumë shpejt pritet që të dalë me një vendim për të riformuar oraret e ndeshjeve të kampionatit. Ideja dhe kërkesa e Ligës është ajo që takimet të paraprihen me 30 minuta, pra të luhen gjysmë ore përpara orareve aktuale.

Serie-A

E thënë ndryshe, takimet që do të nisin në 17:15 duhet të paraprihen në 16:45; ato të 19:30 në 19:00 dhe ato të 21:45 në 21:15.

Kjo ide ka nisur që të diskutohet në instancat përkatëse dhe ndoshta vendimi mund të hyjë në fuqi nga dita e nesërme (të dielën).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"