Gati kontrata 2-vjeçare, Berisha pritet të rikthehet në Serie A. Do zëvendësojë portierin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2021 | 8:46

Gati kontrata 2-vjeçare, Berisha pritet të rikthehet në Serie A. Do zëvendësojë portierin e Italisë

Etrit Berisha po konkretizohet si afrim i Torinos këtë merkato, duke marrë të mirëqenë largimin e Sirigut. Si portier i dytë do të jetë Vanja Milinkoviç-Saviç.

berisha.spal.2019.20.palla.mano.750x450

Emri i shqiptarit është në listën e atyre portierëve që kanë bërë mirë në Serinë B, pa arritur të ngjitet në elitë me Spalin.

Së fundmi, mediat pranë Torinos bëjnë me dije se shqiptari mund të vijë te “Granadat” në formë shkëmbimi, teksa një nga talentet e akademisë do të transferohet te SPAL. Secili, vlerësuar përafërsisht 1.5 milionë euro. Për Berishën pritet kontratë 2-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"