Gati firma deri në vitin 2025, zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:21

Gati firma deri në vitin 2025, zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt

Elseid Hysaj me shumë mundësi do të vazhdojë te jetë pjesë e Napolit dhe rinovimi i kontratës është gati.

elseid hysaj

Mbrojtësi 26-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Napolin, kështu që klubi duhet të marrë një vendim sa më shpejt për futbollistin në mënyrë që të mos e humbasë me parametra zero në fund të sezonit.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “CalcioNapoli24.it”, situata e mbrojtësit që shihej larg Napolit ku luan nga 2015, ka ndryshuar falë trajnerit Gatuzo.

Ky i fundit dëshiron ta ketë Hysajn në ekipin e tij dhe e ka bindur atë të rinovojë kontratën. Tashmë palët janë optimistë për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"