Gati “çmenduria” e radhës, Juventusi tenton 2 yjet e Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:51

Gati “çmenduria” e radhës, Juventusi tenton 2 yjet e Barçës

Juventusi nuk i trembet më askujt nga klubet e mëdha dhe pas Realit të Madridit duket se tashmë ka vendosur që të hidhet në sulm për dy nga yjet e Barcelonës. Sipas revistës spanjolle “Don Balon”, “Zonja e Vjetër” po studion mundësinë për të blerë verën e ardhshme mesfushorin kroat, Ivan Rakitiç dhe po sipas këtij burimi, ai që e ka sponsorizuar biondin e katalanasve është Kristiano Ronaldo.

Ivan+Rakitic+Jordi+Alba+Tottenham+Hotspur+Ea7Wt_b0u_nl

Ndërkohë, një tjetër lajm nga Barcelona, me të përditshmen “Mundo Deportivo”, nënvizohet edhe emri i Hordi Albës. Mbrojtësi i majtë shihet si zëvendësuesi ideal i juventinit Aleks Sandro, i cili duket i projektuar për të lënë verën e ardhshme Torinon. Braziliani i bardhezinjve i është “premtuar” PSG-së për 60 milionë euro dhe Alba shihet si zëvendësuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"