Gati 10 të huaj, Skënderbeu kthehet në një minikamp prove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 20:24

Gati 10 të huaj, Skënderbeu kthehet në një minikamp prove

Dhjetë futbollistë të huaj do të bashkohen me Skënderbeun në ditët në vijim për provë. Burime të sigurta për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një menaxher do të sjellë lojtarë të rinj, që mund të kenë të dhëna të mira për t’u testuar nga ana e Ahmatajt nëse ndokush mund të bëjë punë.

takaj skenderbeu

Me pak fjalë, Skënderbeu kthehet në një minikamp prove për shumë lojtarë të rinj për të zbuluar ndonjë talent të mundshëm. Lojtarët në fjalë pritet që të vijnë brenda kësaj jave dhe do të jenë menjëherë nën sitën e trajnerit Ahmataj për të parë potencialin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"