Gasperini sqaron hierarkinë te Atalanta, Berisha mbetet i dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2016 | 14:53

Gasperini sqaron hierarkinë te Atalanta, Berisha mbetet i dytë

Trajneri i Atalantës, Xhianpiero Gasperini, ka konfirmuar se Etrit Berisha do të jetë portier i dytë edhe te kjo skuadër, ndonëse u transferua nga Lacio me bindjen se do të gjente më shumë hapësira te klubi i tij i ri. Tekniku, në konferencë për shtyp sqaroi se prioriteti i klubit mbetej Marko Sportielo.

Etrit Berisha

“Berisha është një portier i cili edhe mund të ketë hapësira. Do të jetë shumë i nevojshëm për përqendrimin dhe rritjen e Sportielos. Mendoj se konkurrenca ndihmon”, theksoi Gasperini, duke bërë të qartë kësisoj se gardiani i përfaqësueses shqiptare duhej të mësohej me idenë e qëndrimit për një kohë të gjatë në stol.

Në mediat italiane është përfolur shumë për një zënkë mes trajnerit dhe Sportielos, arsye pse u afrua Berisha gjatë janarit. Por vetë Gasperini nuk ka dashur të diskutojë rreth temës në fjalë dhe është gati t’i japë një shans të dytë lojtarit.

etrit berisha

“Nesër luan ai, është një portier me vlera. Fatkeqësisht ka pasur një nisje të dobët, është e kotë të rrimë e të diskutojmë për arsyet pse. Për fat të mirë, në futboll ka gjithmonë kohë për t’u rehabilituar. Harrohen të mëparshmet”, deklaroi trajneri i Atalantës.

Situata duket gjithnjë e me errët për Berishën, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në janar, ai të kërkojë një sistemim tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"