Gasperini i irrituar pas barazimit ndaj Juventusit: Çfarë duhet të bëjmë ne, të presim krahët?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 12:41

Gasperini i irrituar pas barazimit ndaj Juventusit: Çfarë duhet të bëjmë ne, të presim krahët?!

Xhan Piero Gasperini ishte shumë i lumtur për performancën e skuadrës së tij dhe shumë i zhgënjyer për barazimin 2-2 ndaj Juventusit. Por, trajneri i Atalantës ishte shumë i irrituar përsa i përket interpretimit që i bëjnë prekjes së topit me dorë në Itali.

Gasperini

Dy penallti të shndërruara në gol nga Kristiano Ronaldo shpëtuan Juventusin nga humbja. Në një intervistë për “DAZN” pas ndeshjes Gasperini u shpreh: “Këto janë rregullat në Itali. Çfarë duhet të bëjmë ne, të presim krahët?! Të paktën duhet të na lejojnë t’i vendosim krahët para trupit. Nuk është penalltia e parë që kemi parë kështu, ka pasur shumë të tila këtë sezon me shumë skuadra të tjera.

Është çmenduri të shikosh sesi interpretimi i prekjes së topit me dorë nuk është i njëjtë si në vendet e tjera. Vendet e tjera nuk japin penallti të tilla”, përfundoi Gasperini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"