Gashi si fantazist te Kolorado, ja çfarë mendon vetë futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2016 | 15:05

Gashi si fantazist te Kolorado, ja çfarë mendon vetë futbollisti

Shkëlzen Gashi nuk do të luajë më si një mesfushor ofensiv në krahun e majtë, por si një organizator. Ky ka qenë vendimi i trajnerit Pablo Mastroeni para ndeshjes së Kolorado Rapids me Vankuver Uajtkeps dhe duket se kjo taktikë funksionon. Kolorado fitoi me shifrat 2-0, ndërsa e gjithë manovra ofensive e skuadrës kalonte në këmbët e Gashit.

shkelzen gashi

I pyetur pas ndeshjes për këtë ndryshim, lojtari shpjegoi se e kishte pranuar pa problem një rol në të cilin ishte aktivizuar shpesh edhe në të kaluarën.

“Për mua është e rëndësishme që pata një bisedë të mirë me trajnerin. Ai më tha të luaj si numër 10 dhe i thashë pa problem, kam luajtur disa herë në një pozicion të tillë në karrierën time dhe mendoj se sot është më e rëndësishme të kemi komunikim të mirë në fushë.

shkelzen gashi

Flasim shumë në fushë dhe e ndjeja që të gjithë dëshironin të fitonin. Mendoj se çdo lojtar donte të fitonte këtë sfidë”, tha sulmuesi shqiptar, i cili insiston se nuk e ka problem nëse do të vazhdojë të luajë pak më i tërhequr dhe nuk do të jetë pranë portës në të ardhmen.

“Për mua, kur luaj, dua të ndihmoj këdo, në të majtë, në të djathtë, përpara. Dua të përmirësoj të gjithë shokët e skuadrës. Jam i lumtur që luaj me lojtarë të tillë pasi secili është një njeri i mirë. Për mua nuk është problem nëse luaj si sulmues, numër 10, numër 11 apo numër 7. Unë thjesht dua të luaj, dua të jem i lumtur, të kem fat dhe të paraqitem sa më mirë për skuadrën”, deklaroi Gashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"