Gashi: Gashi: Kur hyra, i thashë De Biazit se do të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2015 | 20:43

Gashi: Gashi: Kur hyra, i thashë De Biazit se do të fitonim

shqipSapo u fut në fushë si zëvendësues, i gjithë stadiumi nisi të brohorasë emrin e tij. Ylli i Bazelit, golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran, vuri vulën në fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë. Me një nuhatje “vrastare” para portës, ai rriti shpresat e Shqipërisë në rrugën për “Francë 2016”. Shkëlzen Gashi, në një prononcim për “TVSH”, shprehet se nuk e shqetësoi fakti se nuk ishte që nga minuta e parë, madje i tha teknikut De Biazi se do ta përmbysnin rezultatin, në momentin që po futej në fushë. Dhe ashtu ndodhi…

Si u ndiet sot?
Dua të falënderoj të gjithë, sidomos tifozët që na kanë dhënë një ndihmesë të madhe me mbështetjen e tyre. Jo vetëm tifozët që ishin në stadium, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

A besonit se do të mund të fitonim?
Unë kam parë që të gjithë lojtarët kanë dhënë shumë në fushën e lojës. Çdokush ka luftuar dhe ka bërë më të mirën për këtë fitore dhe normalisht që besoja se do triumfonin. E nisët nga stoli, ndërkohë që skuadra vuante për të shënuar.

Si u ndiet që pritet pjesën e dytë për t’u futur?
Kam pasur besim të plotë se do ta përmbysnim rezultatin. Kur po bëja nxehje, dëgjoja gjithë stadiumin që thërriste emrin tim dhe u emocionova. Pastaj, në momentin që po futesha, i thashë trajnerit De Biazi se ne do të arrinim që të fitonim këtë ndeshje dhe me të vërtetë ashtu ndodhi.

Një Shqipëri me dy fytyra në këtë ndeshje?
Pjesa e parë ishte me shumë kontakte dhe ndë- rhyrje, ndërkohë që nuk po arrinim të shfrytëzonim rastet e shumta që krijuam. Ndërsa në të dytën provuam të tentojmë më tepër dhe gjuajtëm më shumë portën kundërshtare. Fatmirësisht, shënuam dy herë.

Si ishin emocionet e golit?
Unë thjesht e pashë Lenjanin që kishte topin në zotërim. Prita që të krosonte dhe ashtu ndodhi. Më pas, e godita topin me kokë për në rrjetë. Jam shumë i lumtur.

Ndikoi te ju fakti që nuk u programuat si titullar?
Të gjithë e kemi një fanellë. Kam hyrë për të ndihmuar ekipin. Nuk më intereson nëse luaj apo jo, pasi jam këtu për Kombëtaren e Shqipërisë dhe mbi të gjitha, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme.

Çfarë vlerësoni nga kjo skuadër?
Jemi një skuadër me karakter dhe këtë e kemi treguar si me fitoret ndaj ekipeve të mëdha, ashtu edhe duke përmbysur këtë ndeshje. Pavarësisht se Armenia shënoi e para, ne nuk u dorëzuam, por kërkuam me ngulm që t’i mundnim.

Si e shikoni rrugën drejt Europianit “Francë 2016”?
Kemi besim, por ka ende shumë ndeshje. Duhet t’i marrim të gjitha me radhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"