Gareth Bejl shqetëson Uellsin, do të mungojë ndaj Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 9:34

Gareth Bejl shqetëson Uellsin, do të mungojë ndaj Shqipërisë

Gareth Bejl me shumë gjasa nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren e ditës së martë. Edhe pse është pjesë e listët së trajnerit Rajan Giga, ylli i Realit të Madridit, pritet të aktivizohet vetëm në ndeshjen zyrtare ndaj Danimarkës, dhe më pas ai do të kthehet në Spanjë.

skysports-gareth-bale-wales_4118223

Kjo për shkak të një dëmtimi që 29-vjeçari pësoi në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Selta Vigos. Mjekët po bëjnë të pamundurën që ai të jetë në fushë ditën e nesërme në sfidën që Uellsi do të luaj ndaj Danimarkës, teksa më pas është menduar të mos sforcohet për miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

bejll

Të gjithë ata tifozë shqiptarë që do të shkonin në “Elbasan Arena” për të parë Gareth Bejlin nga afër me shumë gjasa janë zhgënjyer dhe duhet të presin edhe ca kohë. Pse jo një ndeshje zyrtare në eliminatoret e Europianit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"