Garet Beil, mesazh ngushëllimi për Kristiano Ronaldon e dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 22:00

Garet Beil, mesazh ngushëllimi për Kristiano Ronaldon e dëmtuar

Dëmtimi i Kristiano Ronaldos ka tronditur tifozët e Portugalisë, por edhe futbollistë të ndryshëm të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre në rrjetet sociale pasi portugezi braktisi i përlotur fushën e lojës.

1468179139381_lc_galleryImage_Portugal_s_forward_Cristi

Një ndër ta ishte Garet Beil, futbollisti i Real Madrid, i cili ka reaguar menjëherë në Twitter duke ngushëlluar shokun e tij të skuadrës.

beil ronaldo

“E tmerrshme të shohësh Kris të largohet nga fusha në këtë mënyrë. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë e keqe”, ishin fjalët e uellsianit, i cili u dorëzua në gjysmëfinalet e Euro 2016 pikërisht falë magjive të Ronaldos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"