Garë spektakolare e gjermanit, Vetel triumfon në “shtëpinë” e Hemiltonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 16:52

Garë spektakolare e gjermanit, Vetel triumfon në “shtëpinë” e Hemiltonit

Sebastian Vetel u shpall kampion në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, pas një gare me shumë emocione e rivalitet në pistën e Silverstone. Gjermani arriti të siguronte fitoren, vetëm pas parakalimit ndaj finlandezit Valteri Botas, 5 xhiro nga përfundimi i garës, teksa ky i fundit po kryesonte.

sebastian vetel

I dyti u rendit Hamilton, i cili e nisi keq garën, por arriti të rikuperonte disa pozicione vetëm falë hyrjes së makinës së sigurisë disa herë në pistë. Poduimin ndërkohë, e mbylli edhe piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen.

Pas kësaj gare, Vetel mban vendin e parë në klasifikimin për pilotë, me 146 pikë në total, ndërsa më pas ndjek Hemilton me 8 pikë më pak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"