Garë dramatike, Fetel humb kontrollin dhe Hamilton fiton në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 17:02

Garë dramatike, Fetel humb kontrollin dhe Hamilton fiton në Gjermani

Ka përfunduar gara e madhe e Gjermanisë dhe është fituar nga britaniku i Mercedezit, Luis Hamilton. Si për ironi të fatit, Fetel fitoi në shtëpinë e Hamilton ndërsa britaniku bën të njëjtën gjë në shtëpinë e Fetelit.

 

Sebastian Fetel ishte duke e kryesuar garën deri në pak xhiro nga fundi por pas një humbje kontrolli ai goditi muret rrethuese të pistës. Nga kjo situatë përfitoi Hamilton i cili u nis këtë garë nga vendi i 14 dhe arrin të fitojë. Ndërkohë kjo garë e ndihmon britanikun të ngjitet në vendin e parë të renditjes së pilotëve me plotë 188 pikë duke lënë pas Fetel me 171 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"