“Garancia e Partizanit është se kemi luajtur më mirë se të tjerët, ndaj Teutës duhen tre pikë me djersë”, Daja: Kontestimet e tifozëve? Futbolli luhet për ta, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:39

“Garancia e Partizanit është se kemi luajtur më mirë se të tjerët, ndaj Teutës duhen tre pikë me djersë”, Daja: Kontestimet e tifozëve? Futbolli luhet për ta, por…

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Teutës, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së dytë, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë duel:

DAJA

Faza e parë – “Sigurisht që kemi krizë rezultatesh dhe Partizani nuk është mësuar me këto rezultate , por paralelisht kemi paraqitur një lojë në raport me të gjithë ekipet e tjera ku nuk kemi qenë të dominuar por kemi qenë dominues. Po të analizojmë fazën e parë do të thoja që të njëjtën gjë e kanë patur të gjitha ekipet. Përjashto dy skuadrat që janë në vendin e parë të cilat kanë patur një farë stabiliteti më të madh, por po të shikojmë klasifikimin vendi tretë nuk është më shumë se 4–5 pikë diferencë që do të thotë që të njëjtën gjë që ka përjetuar Partizani e kanë përjetuar edhe 80% të ekipeve. Ajo që ne na jep një farë garancie është se në lojë ne kemi bërë më mirë se të tjerët.”

Ndeshja ndaj Teutës – “Për Partizanin opsioni i vetëm është vetëm fitorja, pavarësisht çfarë ka prodhuar rezultati fushës. Do të thoja që kemi rreth 2 javë edhe përpara ndeshjes së fundit të kampionatit që jemi mbledhur dhe kemi folur që të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë lloj krize rezultatesh dhe kjo do jetë strategjia jonë nesër në ndeshjen ndaj Teutës. Dihet që Teuta është kampionia në fuqi është një ekip cinik dhe nëse i lejon hapësira të godet, ndaj nesër ne duhet të jemi të gjithë bashkë në të dy fazat e lojës.”

Skemat e provuara – “Ne punojmë edhe në aspektin teorik me lojtarët , që do të thotë ndryshimi i skemave nuk ka të bëj me ndryshimin e madh të manovrës. Ndryshimi i skemave ka të bëj me lojtarët që kemi patur në dispozicion dhe me kundërshtarin. E dimë po aq mirë sa e dinë të gjithë specialistët në Shqipëri që në një skemë 4-4-2 nuk mund të vendosësh një mesfushor mbrojtës të djathtë siç luajti Gligorov në pjesën e parë ndaj Laçit. Arsyeja e vetme ishte se koha e pakët në dispozicion për ta përgatitur këtë lloj vendosje na mundësonte që me spostimin e Gligorov në atë pozicion të ishim fleksibël për të ndryshuar skemën me ato skema që kishim përdorur në javët e tjera. Kjo ka ardhur si rezultat i dy gjërave, dëmtimeve që kemi patur dhe në raport edhe me lojën e kundërshtarit për të zgjedhur strategjinë e duhur për të shkuar te fitorja.”

Lojtarët – “Sigurisht që i janë afruar sepse 4 apo 5 prej tyre janë pjesë e formacionit titullar të Partizanit. Unë kam deklaruar se nuk kanë gabuar lojtarët e rinj apo ata me eksperiencë , gabimet i kemi bërë të gjithë bashkë. Nga ana psikologjike më shumë e ndjejnë lojtarët me më pak eksperiencë pra lojtarët e rinj. Jam shumë i kënaqur sepse përveç tyre janë edhe të tjerë lojtar te Partizani që ka filluar një proçes në vazhdim qoftë në drejtimin e Dajës apo jo në drejtimin e Dajës ka një të ardhme të sigurtë.”

Tifozët – “Sigurisht që tifozët duan fitoren dhe e kuptoj edhe dëshpërimin e tyre sepse të njëjtin dëshpërim kemi edhe ne si staf dhe lojtar në mosmarrjen e rezultateve. Natyrisht që qëllimi kryesor është rezultati dhe unë jam koshient bashk me grupin që tifozët në këtë drejtim kanë të drejtë, por nuk jam dakort me faktin që tifozët duan vetëm rezultatin dhe jo lojën e bukur. Ata mbi të gjitha me atë që kam kuptuar unë duan që lojtarët të japin gjithçka në fushën e lojës gjë të cilën në shumë ndeshje ekipi e ka bërë panvarësisht se jemi të gjithë të mërzitur nga kjo krizë rezultatesh.”

Kontestimet e tifozëve – “Nuk do përgjigjem sepse e di që futbolli luhet për tifozët dhe jam në lartësinë e duhur për të kuptuar që tifozët duhet ti bësh pjesë të grupit sepse janë një forcë shumë e madhe sidomos tifozeria e Partizanit dhe nuk duhet t’i bësh kundra. Ne duhet të flasim në fushën e lojës në mënyrë që ata të jenë suporti ynë ashtu siç kanë qenë dhe ndoshta edhe ndonjë keqkuptim i vogël të minimizohet. Ne luajmë për tifozët , ne jemi me tifozët dhe vuajmë dhe gëzojmë bashkë me tifozët.”

Dëmtimet – “Kemi po të njëjtin kontigjent që kishim në ndeshjen me Laçin, me një javë më shumë stërvitore Cara dhe Kaçe bashkë me grupin. Pjesa tjetër e lojtarëve që nuk ishin të gatshëm ndaj Laçit vazhdojnë të jenë një pjesë stërvitje të diferencuar ndërsa disa nuk kanë filluar ende edhe stërvitje të diferencuar.”

Ndeshja vendimtare – “Në fazën e parë kemi humbur me Teutën dhe të gjithë e keni parë si e kemi humbur atë ndeshje. Mendojmë që përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe e vetmja mënyrë për ta mposhtur dhe për të shkuar drejt fitores është që të jemi të gjithë bashkë në të dyja fazat e lojës. Nesër do të kërkojmë gati në gjithçka të marrim 3 pikët pavarësisht se e dimë që duhet të djersisim shumë.”

Cinizmi i Teutës – “Sigurisht që po, sepse ka lojtarë që në momente të caktuara dinë të bëjnë mirë . Kanë në gjirin e tyre disa lojtarë me mentalitet fitues dhe me grintë. Kjo nuk do të thotë që i kemi frikë, por i respektojmë . Nëse do t’i respektosh kundërshtarët do të thotë që ti do të jesh i pozicionuar drejt në atë që duhet të bësh në fushën e lojës.”, përfundoi Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"