Garancia Donaruma: Milani për Champions, Higuain bomberi që na mungonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 22:37

Garancia Donaruma: Milani për Champions, Higuain bomberi që na mungonte

Pas kthimit nga Shte tet e Bashkuara dhe një ditë pushim, kuqezinjtë janë rikthyer dje pasdite në stërvitje, pas së cilës Xhixho Donaruma ka dhënë edhe intervistën e tij të parë sezonale për televizionin e klubit.

donaruma

Të shtunë ju pret Reali dhe më pas vëmendjen në kampionat. Xhixho, si vijon stërvitja?

Deri tani, çdo gjë ka ecur normalisht. Po marrim ngarkesën e duhur për të qenë gati për kampionatin. Kemi një grup me harmoni ku edhe të rinjtë po përshtaten mirë.

Kjo verë nuk ishte si e kaluara, cilat janë tani objektivat tuaj?

Pikë së pari, mendoj të jap kontributin tim maksimal, duke bërë më të mirën për rezultatet e ekipit. Nëse bëj detyrën time, ndonjë kënaqësi mund ta marr edhe unë, por rëndësi ka ta nisim mbarë.

Vetëm një stërvitje me Higuain, por a krijuat ndonjë përshtypje?

Nuk duhet të stërvitesh krah tij për të kuptuar çfarë futbollisti është. Për mendimin tim, është një sulmues klasi që pa dyshim do të na ndihmojë shumë me përvojën dhe golat e tij.

Cili ekip është favorit për të fituar titullin?

Ka vetëm një skuadër dhe ajo qëndron përpara të gjithëve. Juventusi niset në avantazh për titullin, ndërsa për vendet në Ligën e Kampioneve është një luftë e hapur, të cilën e parashikoj të ashpër. Ne duhet të përmirësohemi në krahasim me dy vitet e fundit, të rrisim nivelin tonë si grup, në lojë dhe të bëjmë sa më mirë detyrën. Besoj se rikthimi në Champions është synimi kryesor.

Sa ndikon dualizmi me dikë si Pepe Reina?

E kam thënë edhe më parë, me Pepen njihemi prej disa vitesh dhe raporti është i mirë. Këshillat e tij janë të vyera për rritjen time dhe besoj se konkurrenca në ekipet e mëdha është një faktor thelbësor për të arritur suksesin.

Ka zëra që trajneri Xhenaro Gatuzo po ju shtrydh në stërvitje, është e vërtetë?

Gjithmonë e ka bërë(qesh). Duke i lënë shakatë, trajneri është shumë i zoti dhe ka ende mentalitet futbollisti. Brumi mbetet i njëjti, pretendon profesionalizëm të lartë dhe sakrificë. Grinta që ka na ndihmon dhe na shtyn të japim më të mirën. Nuk e dinim sesi punonte në grumbullim, por mund të them se konfirmohen ndjesitë pozitive të krijuara që në sezonin e kaluar. Shpresojmë të bëjmë më mirë sesa vjet.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"