GARA/ Tirana Triathlon, nesër mbahet edicioni i pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 14:45

GARA/ Tirana Triathlon, nesër mbahet edicioni i pestë

Gjithçka është gati për edicionin e pestë të Tirana Triathlon, aktivitet që do të mbahet nesër në Farkë dhe që do të mirëpresë sportistë nga mbi 20 vende të ndryshme të botës.Farka1

Në garën e kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri, do të ketë sportistë profesionistë, por dhe të pasionuar pas sportit. Organizatorja e Tirana Triathlon, Debora Keçi, në një prononcim për “Supersport” ka treguar detaje rreth këtij eventi.

“Këtë vit, kemi numër rekord regjistrimesh, pasi do të kemi 220 të regjistruar në dy kategori: kategorinë individuale dhe atë në grup. Të cilët vijnë nga 20 vende të ndryshme. Është një mundësi e mirë për të promovuar Tiranën në arenën ndërkombëtare, pasi këta atletë vijnë nga jashtë dhe ikin me përshtypjet më të mira”, thotë Keçi.

“Gara që ne organizojmë është distanca sprint, 750 metra not, 20 km biçikletë dhe 5 km vrap që bëhen njëra pas tjetrës”, shprehet, ndër të tjera, Deborah Keçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"