“Gara për Superiore do jetë e bukur dhe emocionuese”, gardiani i Pogradecit: Nuk e duam vendin e parë në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 13:25

“Gara për Superiore do jetë e bukur dhe emocionuese”, gardiani i Pogradecit: Nuk e duam vendin e parë në tavolinë

“Qenka shumë e vështirë të jetosh pa lojën magjike”, thotë portieri i Pogradecit, Kostandin Dramolli, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”.dramolli

“Me çfarëdo plani stërvitor që të punosh, nuk mund të zëvendësohet fusha e blertë dhe stërvitja në grup. Personalisht, e ndiej shumë mungesën e fushës”, vazhdon më tej Dramolli, i cili luan sezonin e parë me liqenorët, kryesuesit e Grupit B në Kategorinë e Parë.

“Në Pogradec ndihem shumë mirë, është një qytet i bukur dhe më mungon, ashtu si dhe ekipi, lojtarët dhe stafi teknik. Ndërprerja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nëse do të kishte vazhduar kampionati, do të ishte më e lehtë për ne, megjithatë besoj se do ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë garën për elitën.pogradeci

Besoj te forca e Pogradecit. Gara për Superioren do të jetë e bukur, sfiduese dhe emocionuese. Kurrsesi nuk do donim ta merrnim vendin e parë në tavolinë”, thekson portieri korçar.

Sipas tij, futbollistëve do t’u duhet të paktën dy javë kohë për t’u përgatitur para se të rinisin ndeshjet e mbetura të kampionatit. “Po punoj shumë në mënyrë individuale, por është thjesht dhe vetëm një moment i një faze kalimtare”, përfundon Dramolli.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"